Добро пожаловать
Вход

Категории

Top News - Zbulohet në Siberi/ Koronavirusi në version `ndryshe`

Добавлено от Admin В Русские комедии
1 Просмотры

Спасибо! Поделитесь с друзьями!

URL

Вам не понравилось видео. Спасибо за то что поделились своим мнением!

К сожалению, только зарегистрированные пользователи могут создавать списки воспроизведения.
URL


Описание

Një variant i tjetërsuar I coronavirusit që shkakton COVID-19 është zbuluar në Siberi. “ Po shohim ndryshime të caktuara në proteina dhe këto ndryshime të zbuluara në Siberi na lejojnë të supozojmë se ky rajon po formon versionin e tij koronavirusit me disa mutacione”, tha kryetarja e agjensisë rusë për sigurinë e konsumatorit, Anna Popova në një simpozium shkencor. Komentet e saj vijnë në kohën kur shpërthimi epidemik në Rusi po zhvendoset nga epiqendra e deritanishme, Moska, drejt disa rajoneve të vendit, ku në valën e dytë të sëmundjes po regjistrohen rreth tre të katërtat e infeksioneve dhe vdekjeve të reja. Disa prej rajoneve në fjalë kanë raportuar madje morgje të tejmbushura këto javët e fundit, si dhe mungesë të shtretërve spitalorë e personelit. Popova vuri në dukje se analizat e brendshme por edhe të jashtme të genomit të koronavirusit flasin për “shtame të tij të importuara masivisht nga Europa Perëndimore”, por asnjë nga Kina. Viruse të tillë si ai që u shfaq në Kinë në fundin e vitit të kaluar kanë pësuar disa mutacione dhe variantet e reja nuk janë domosdoshmërisht më të këqija se ato të mëparshmet. Deri tani, asnjë studim nuk ka treguar variante më të reja të SARS-Cov-2, që të jenë më ngjitëse ose më të rrezikshme se paraardhësit e tyre.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Siberi#Situata#TopChannel

Написать комментарий

Комментарии

Комментариев нет.
Яндекс.Метрика